Sulmi rus ndaj Ukrainës, Abramovich nuk ka më shanse të jetojë në Britani

Roman Abramovich ka patur probleme për të jetuar në Britaninë e Madhe që prej vitit 2018. Që atëherë kishte kritika ndaj manjatit rus por duke nisur nga sot ai do të ketë probleme edhe më të mëdha pas invazionit rus në Ukrainë.

Abramovich konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm ekonomikisht të pushtetit të Putin dhe që nga sot, autoritetet në Britaninë e Madhe kanë marrë indikacione që atij t’i bëhet e pamundur hyrja për të jetuar në këtë vend.

Abramovich është pronari rus i Chelseat që me investime e ka kthyer në një nga klubet më të rëndësishme por sot Rusia shihet me sy tjetër dhe kjo do të ndikojë edhe te Abramovich.

Ai në fakt prej muajsh nuk është prezent në “Stamford Bridge” pasi ka probleme me hyrjen në UK teksa tanimë nuk do të ketë asnjë shans për të jetuar pasi çdo aplikim për vizë do t’i bëhet e pamundur.

Abramovich është përfshirë në listën e 35 oligarkëve të konsideruar nga opozitari rus, Navalny si një prej mbështetësve dhe ai që me financat e tij mundëson qëndrimin në pushtet të Vladimir Putin teksa në Britani, manjati rus zotëron një residence prej 125 mln Paund të ndodhur në Kensington./Ora News/.