Celtic eliminohet nga Conference League, kalojnë PSV dhe Leicester (Video)
Eliminimi i Celtic ishte surpriza e ndeshjeve playoff në Conference League, finalja e eventit që është parashikuar të zhvillohet në “Air Albania”.
Ekipi skocez, që vinte nga një humbje shokuese 3-1 në shtëpinë e tyre një javë më parë, duhet të fitonin të paktën me dy gola ndaj Bogo/Glimt por në fakt u mund sërish 2-0 nga norvegjezët. Me meritë këta të fundit avancuan në çerekfinalen e kompeticionit.
Leicester City nuk pati probleme për të kaluar më tej, ku edhe pse kishte fituar ndeshjen e parë, sërish dominoi Randers me rezultatin 3-1 në Danimarkë. PSV preu gjithashtu biletën për më tej me barazimin 1-1 ndaj Maccabi Tel Aviv pasi në sfidën e parë fitoi 1-0. Marseille dominoi Qarabag duke fituar 3-0 në transfertë teksa edhe Partizani i Beogradit kaloi në çerekfinale duke mposhtur 2-1 Spartën e Pragës në Beograd./Ora News/.
