Festa zgjat shumë pak, Tottenham bie sërish. E mund ekipi i parafundit (Video)
Nga një fitore me kampionët dhe kryesuesit e Premier League, në një humbje me ekipin e parafundit në tabelë.
Një nivel që le shumë për të dëshiruar për Tottenham që ka ulje-ngritje të tilla që do të ndikojnë shumë në renditjen finale.
Spursat vinin pas atij triumfi 3-2 në fushën e Citizens dhe që ngritën shumë moralin e skuadrës por sonte zhgënjyen totalisht edhe pse me lojë ishin më lart se Burnley.
Këta të fundit bënë një paraqitje me zemër teksa shfrytëzuan në maksimum rastet e pakta të shënimit, siç ishte ai në 71’ pas një goditje me kokë që kalon në avantazh skuadrën e tij.
Gjithsesi, Tottenham pati raste edhe para se Burnley të shënonte por reagimi pas golit la shumë për të dëshiruar e gjithsesi sfida u mbyll 1-0, me Conten që largohet pa pike nga kjo transfertë.
Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace mori një fitore të thellë 4-1 në fushën e Watford, me këta të fundit që duken të destinuar për të rënë një kategori më poshtë./Ora News/.
