Pasojat e sulmit në Ukrainë. Schalke largon menjëherë sponsorin rus, Gazprom
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 15:41
Schalke është ndër të paktat klube në Europë që sponsorizohen nga Gazprom.
Sponsori rus në fakt prej vitesh kishte marrëveshje me klubin gjerman, aktualisht të Bundesliga II teksa prej sot nuk do të jetë më.
Sulmi rus në territorin ukrainas ka shkaktuar një valë zemërimi ndaj çdo kompanie apo përfaqësie ruse teksa Schalke konfirmoi sot se ka ndërprerë marrëveshjen e sponsorizimit me Gazprom me efekt të menjëhershëm.
Gazprom është kompania shtetërore e Rusisë dhe presioni i madh ndaj klubit vijonte prej ditësh teksa sot sulmi në Ukrainë e kaloi në një nivel tjetër situaten.
Gazprom është edhe sponsori i UEFA-s dhe pritet që edhe qeveria europiane e futbollit të bëjë të njëjtën gjë me gjigandin e gazit rus./Ora News/.
