Shorti i Conference League, mësoni rivalët e Romës dhe çiftet e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 13:49
Edhe shorti i 1/8 të Conference League u hodh sot në Nyon ku u mësuan çiftet që do të përballen në duele me eliminim direkt me sistem vajtje-ardhje.
Në shortin e hedhur për kompeticionin që do të luhet në Tiranë, ishte i pranishëm ish kapiteni kuqezi Altin Lala i cili duhet thënë se rezultoi fatsjellës për disa shqiptarë që do të luajnë në këtë faze.
Kështu Marash Kumbulla dhe Roma e tij do të përballen në Holandë me Vitessen ndërsa Baseli me disa lojtarë të tjerë shqiptarë do të luajë ndaj Marseille.
Më poshtë edhe shorti i plotë i kësaj faze në Conference League:
Marseille-Basel
Leicester-Rennes
PAOK-Gent
Vitesse-Roma
PSV-Copenhagen
Slavia Praha-LASK
Bodo/Glimt-Alkmaar
Partizan Beograd-Feyenoord./Ora News/.
