Video/ Contes i vjen në “majë të hundës”: Do flas me klubin, ndoshta nuk jam i zoti

Humbja me vendin e parafundit në renditje, ishte një goditje e rëndë për Tottenham. Spursat që vinin nga fitorja me Man. City bën një ndeshje të shëmtuar me Burnley e ku humbën 1-0 dhe pas kësaj disfate ka ardhur dhe një reagim i fortë i Contes.

Trajneri Italian kujton me sjelljen e tij ankesat që kishte ndaj Interit apo Juventusit kur drejtonte në Serinë A por fjalët e tij ishin edhe më të rënda kësaj radhe.

“Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit janë shumë frustruese për mua. Më duhet të flas me klubin, duhet të bëjmë vlerësime dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Nuk mund të pranoj të vazhdoj të humbas, më vjen keq për tifozët. Trajnerët ndryshojnë, lojtarët jo dhe rezultatet janë gjithmonë të njëjta. Kjo situatë nuk është e mirë për askënd, nuk mund ta pranoj. Ndoshta nuk jam aq i mirë. Tottenham më solli këtu për të ndryshuar gjërat, por unë jam shumë i sinqertë. Le të bëjmë një bilanc me klubin sepse, e përsëris, nuk është e drejtë, nuk është mirë që të gjithë të vazhdojnë të humbasin. Po mundohem të bëj gjithçka për të ndryshuar situatën, por situata nuk po ndryshon. Realiteti është se diçka nuk është në rregull. Nuk dua t'i mbyll sytë. Unë dua të ndihmoj Tottenhamin. Unë jam shumë i sinqertë për të mbyllur sytë dhe për të mbajtur atë, madje edhe për të marrë rrogën time. Nuk është e drejtë në këtë moment”, deklaroi trajneri Italian tepër i zhgënjyer.