Tiranë, sekuestrohen 2500 litra naftë kontrabandë

Sekuestrohen në Tiranë 2500 litra naftë kontrabandë, një pompë karburanti dhe dy depozita. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. Ll., banues në Kashar.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. Ll. Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.