Basha në Kuvend dënon agresionin rus ndaj Ukrainës: Shqipëria duhet ta thotë fort zërin e saj
Rusia ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm sulmin ndaj Ukrainës.
Lulzim Basha nga Foltorja e Kuvendit ka dënuar sulmin rus dhe ka bërë thirrje që Shqipëria të jetë në krah të Ukrainës.
Basha: Shqipëria duhet ta thotë fort zërin e saj.
Basha: Ndërsa ne ndodhemi këtu në këtë sallë dhe patjetër që koha në vijim do të përdoret për të mos i ikur gjëmës më të madhe që ka dominuar edhe vëmendjen e opinionit publik, skandalit më të madh të këtyre 30 viteve atë të iceneratorëve, kemi detyrimin ton moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus.
Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në emër të PD, të opozitës dhe jam i bindur të emër të çdo dënimin me termat më të ashpër të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij kundër lirisë së Ukrainës. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejt, të vendosur kundër këtij agresioni.

