"Nesër mbyllet hetimi për incineratorët", Tabaku thirrje Bashkisë Tiranë: Të sillen shkresat zyrtare të institucioneve

Kryetarja e Komisionit Hetimor të ngritur për incineratorët, Jorida Tabaku, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se nga ky Komision i shërbeu publikut për të kuptuar aferën e incineratorëve me vlerë 430 milion, të cilat sipas saj janë dhënë pa procedurë.

Në fjalën e saj ajo tha se buxheti i shtetit çdo ditë po bëhet edhe më i varfër.

Jorida Tabaku: Dje patëm ditën e fundit të dëshmive. I shërbeu publikut për të kuptuar aferë e tre incineratorëve me vlerë 430 milion. Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që qeveria shqiptare ka dhënë 430 milionë euro pa procedurë, pa garë, kompanive, pronarët e të cilëve sot janë nën hetim por janë edhe në kërkim ndërkombëtar. Buxheti i shtetit çdo ditë e më shumë gjendjet më i varfër më i vjedhur. Ju bëj thirrje institucione që nuk kanë kthyer përgjigje.

Ajo i ka bërë thirrje të gjithë inctitucioneve që të kthejnë përgjigje në lidhje me atë që u është kërkuar nga Komisioni për çështjen e incineratorëve. Tabaku i bën thirrje Bashkisë Tiranë që të sjellë listën shkresore dhe komunikimin ndërmjet institucioneve për procedurat që janë ndjekur në lidhje me incineratorët, çështje e cila është nën hetim.

Jorida Tabaku: Ju bëj thirrje institucione që nuk kanë kthyer përgjigje i kërkoj Bashkisë Tiranë që të sjellë listën shkresore dhe komunikimin  ndërmjet institucioneve për procedurën që kemi në hetim. Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi se do të sjellë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata janë diskutuar. Kompania guackë e Zotos duhet të sjellë librat e shitjes dhe të blerjes.

Po ashtu ajo i bën thirrje publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që të paraqesë hyrjet dhe daljet e Erion Veliajt, Armando Subashit, Damian Gjiknurit dhe të Armando Subashit.

Jorida Tabaku: Drejtori i policisë së shtetit të sjellë lëvizjet e personave që ne kemi kërkuar, për Veliajn, Subashin,ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj. E kërkojmë këtë zyrtarisht. Nesër përfundon hetimi. Kushdo që dëshmoi para Komisionit hetimor tregoi se si korrupsioni qeveritar me firmë dhe vulë të Edi Ramës, u mbrojt politikisht dje nga Edi Rama por u pranuar nga çdo zyrtar tjetër.