Tym e flakë në shkollën 9-vjeçare në Laç, evakuohen nxënësit dhe mësuesit
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 12:29
Një pajisje elektrike ka shpërthyer ditën e sotme, 24 shkurt në shkollën 9-vjeçare "Mark Trokthi" në Laç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Si pasojë disa ambiente të shkollës janë mbuluar nga tymi.
Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit dhe më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëme materiale, por vetëm panik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
