Nuk ka abone mujore për Marsin

Në muajin Mars nuk do të ketë më abone për përdoruesit e transportit urban.

Është ky paralajmëri i shoqatës së unionit i Transportit Publiki cili njofton heqjen e aboneve mujore për muajin mars pasi deri më tani nuk janë realizuar kërkesat e tyre drejtuar të  gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë.

Shoqata e transportit urban dhe interurban deklarojnë se në këto kushte me të cilat po punojnë janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet pasi aktiviteti që  përfaqësojnë ndodhet në kolaps ekonomik.Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga qyetarët.

"Bashkia është e detyruar të sigurojë transportin"

Për to kjo është një kosto shtesë që nuk ua përballojnë dot xhepat.

"Xhepi jonë mezi përballon abonetë lëre më pa to. Kam një fëmijë që e çoj në shkollë dhe ndërroj 3 autobusë"

Kërkesat e transportit janë 

-Rimbursimi i TVSH në shitje
-Heqja e akcizës 37 lekë/liter
-Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/liter,
-Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, Të verbër, Paraplegjik, Tetraplegjik, Studentët) të cilët përfitojnë cmim të reduktuar ose falas, referuar dispozitave të Ligjit Nr.37/2014 “.