"Duan të mbulojnë diellin me shoshë", Basha: Komisioni Tabaku zbardhi aferën e Incineratorëve, 430 mln euro i janë zhvatur shqiptarëve
Lulzim Basha në një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të parlamentit u shpreh se Komisioni Hetimor për incineratorët ja ka dalë të zbardhë të vërtetën në lidhje me atë që opozita e cilëson si afera më e madhe në 30 vite. Basha paralajmëroi se ky është vetëm fillimi.
Basha: Për më shumë se dy javë, në mënyrën për të paprecedent në 2 vite pluralizëm, opozita, PD, komisioni Tabaku ja ka dalë të zbardhë të vërtetën e aferës më të madhe korruptive në këto 30 vite që është afera e incineratorëve. 430 mln euro të cilat janë zhvatur qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama, nga të paktën 3 ministra të tij, 3 kryebashkiakë dhe nga 2 sekretarët e tij të përgjithshëm (Agaçi dhe Gjiknuri). Është e turpshme se si sot përpiqet ët zhbëhet ajo që gjithë shqiptarët e kanë ndjekur ditë pas dite me orë të tëra. Është e turpshme si përpiqet të mbulohet dielli me shoshë.
E vërteta ka dalë në shesh dhe është faktuar në mënyrë institucionale. U provua falë insistimit të PD-së. Ky është vetëm fillimi. Ndërkohë që përgatitet raporti përfundimtar i këtij Komisioni, i drejtoj një thirrje SPAK: përmasat e këtij skandali janë zbuluar dhe zbërthyer me fakte konkrete. Do të mjaftonte pohimi i Erion Veliajt që veprimet janë bërë pa një vendim të KB dhe VKB false e paraqitur para komisionit hetimor për të nisur procedimin penal të tij. Do të mjaftonin gënjeshtrat e Arben Ahmetaj për njohjet e tij personale me Mërtirin e Zoton, do të mjaftonte fakti që 17 akte u ndërmorën brenda një dite për t'i hapur rrugë një kontrate që Engjëll Agaçi të ishte sot në ndalim.
