Sulmi rus në Ukrainë, Meta thërret me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i vendit, ilir Meta ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja do ët zhvillohet pasditen e sotme, në orën 17:30.

Ky hap i Presidentit vjen pas ndërmarrjes së operacionit ushtarak të Rusisë nga Ukrainës.

Rusia njoftoi sot në mëngjes se kishte filluar pushtimin e Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se vendet e NATO-s tani janë më të bashkuara se kurrë. Duke shprehur solidaritetin me Ukrainën, Peleshi tha se Shqipëria do vijojë të japë kontributin e saj si vende anëtare e Aleancës.

Peleshi: Sot është një ditë e keqe për paqen dhe demokracinë në botë. Sot makineria ushtarake ruse në vijim të një fabule cinike të nisur prej kohësh, ka vijuar ndërhyrjen luftarake në territorin sovran të Ukrainës. Raportohen humbje jete dhe dëme materiale. E dënojmë me forcë sulmin e federatës ruse nga Ukrainës si një akt që dhunon rendin kushtetues botëror, çdo marrëveshje dhe ligj. Jemi më shumë se kurrë të bashkuar në NATO në këtë luftë vlerash, duke ndjekur çdo implikim apo sfidë të mundshme në rajonin tonë. Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj nga Aleancës. Çdo shqiptar që është i interesuar për paqene sigurinë në rajon e natyrisht në Shqipëri e Kosovë duhet të unifikohet në një qëndrim të përbashkët.

Rezoluta për Ukrainën

Peleshi: Të gjitha idetë për rezoluta, pse ka rezolutë, pse s'ka, të gjithë e kuptojmë që nuk janë në të mirë të dinjitetit dhe pozicionit tonë në raport me aleatët dhe rajonin. Unë kam ndjekur qëndrimet e të gjitha qeverive dhe nuk shikoj rezoluta parlamentare. Sot po flasin qeveritë në emër të vendeve të tyre dhe ne kemi folur dhe jemi më të bashkuar më shumë se kurrë në NATO. Agresioni rus ka provokuar më shumë unitet brenda vendeve të NATO-s. Do ju lutesha mos e përdorim këtë çështje për axhenda politike.