SIGAL UNIQA GROUP 23 vjet në treg, 1 milion klientë marrin shërbime

Në 22 shkurt 1999 kompania SIGAL nisi aktivitetin në Shqipëri me pesë vetë. Sot 23 vite më pas falë risive, seriozitetit dhe mbështetjes që ka ofruar janë 1 milionë klientë që marrin shërbimet. Ish ministri Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e parë të bordit shprehet jo vetëm i surprizuar nga rritja, por dhe krenar për një kompani që shkon përtej Shqipërisë

“Unë kam qenë anëtar i këtij bordi themelues dhe një nga surprizat e bukura që kam unë nga jeta është rritja e Sigalit.” tha Besnin Mustafaj.

Vit pas viti kompania shtoi jo vetëm shërbimet por dhe më shumë garanci.

“Me futjen e kompanisë austriake Uniqa shënuan një nivel të ri të marrëdhënieve, shërbimeve,produkteve”- u shpreh Martin Mata.

Themeluesit nuk ndaluan vetëm me Sigal uniqa group por shërbimet u ofruan dhe në Kosovë e Maqedoni.

“Jo vetëm se punova se punova në Kosovë, por këtë kompani e dua ashtu si e do pronari i kësaj kompanie” – tha Mal Berisha.

E garancinë më mirë se kushto e përshkruan deputeti dhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizil

“Padyshim që Zoti na ka dhënë jetën, por ne e kemi  për detyrë që të kujdesemi për shëndetin tonë dhe Sigal Unika na e garanton këtë gjë”- shprehet Shpëtim Idrizi ish kryetar i PDIU deputetl

Këtë 23 vjetor Sigal Uniqa group thekson se festimet ia dedikon klientëve me premtimin se shërbimet të standardeve ndërkombëtare nuk do të ndalen.