Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Nga Shqipëria duam benzinë, nga BE armatime e ndihmë financiare
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volo Demirshkurov në një deklaratë për mediet u shpreh se i ka kërkuar qeverisë shqiptare armatime, benzinë e ndihmë financiare.
"I bëjmë thirrje SHBA, BE e të gjithë botës të përdorin ndaj agresionit sanksione të tilla që e ndalonin atë. Përveç sanksioneve ne kemi bërë një kërkesë për armatime, por gjithashtu edhe një ndihmë financiare. Edhe qeverise shqiptare i kemi bërë kërkesë për ndihmë me benzinë e lëngje të tjera si këto.
Ai tha se Ukraina do të mbrojë atdheun me të gjitha mënyrat.
"Kemi informacion që nga ana e Ukrainës kemi viktima, rreth 40 persona. Deri më tani janë me dhjetëra viktima civilë, por për momentin nuk e kemi shifrën e saktë. Kemi informacione se rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë mbetur të vrarë. Gjithashtu 6 avionë dhe helikopterë të rrëzuar. Ukraina do të mbrojë atdheun me të gjitha mënyrat."