Armë, municion dhe kanabis, arrestohet 32-vjeçari vlonjat

Policia e Vlorës ka sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak dhe 4 kg kanabis dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre, 32-vjeçarin Jaho.Sh, banues në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa," informon policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

32-vjeçari u arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "Ice."