Tre shqiptarë kërkuan ndihmë të largohen nga Ukraina. Politika shqiptare dënon agresionin rus

Politika shqiptare ka dënuar në bllok sulmin rus ndaj Ukrainës. Ndërhyrja ushtarake e urdhëruar nga Presidenti Putin sipas Ministres së Jashtme Olta Xhaçka është një këmbanë alarmi për sigurinë në të gjithë botën.

Olta Xhaçka: Ky veprim është agresion jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj rendit të paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në botë. Pushtimi i Ukrainës është shkelje flagrante e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia, e së drejtës ndërkombëtarenë tërësinë e vet, dhe e Kartës së OKB-së. Kërkon t’i imponojë botës parimin e forcës.

Shqipëria mbështet me vendosmëri pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, në respekt të parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane dhe globale, tëdhe angazhimeve ndërkombëtare.

Kryediplomatja shqiptare nga Parlamenti ka udhëzuar shtetasit shqiptarë të cilët ndodhen në rrezik për të dalë nga Ukraina.

Olta Xhaçka: “Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina. Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar.

Sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE në Ukrainë: prej 11 të punësuarve (tësekonduarve) në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve.

Për ish kryeministrin Sali Berisha ndërhyrja ushtarake ruse i jep fund paqes në kontinentin europian.

Sali Berisha: ”Me agresionin e hapur kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, Vladimir Putin dhe Rusia nisën de facto luftën e tretë botërore. Paqja e vendosur pas Luftës së Dytë në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion”

Ndërsa shefi i selisë blu Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa për t’i ardhur në ndihmë qytetareve ukrainas.

Lulzim Basha: "Të marrë të gjitha masat jo vetëm për bashkërendimin e plotë diplomatik jo vetëm në KS e NATO por për tu gjendur pranë autoriteteve dhe qytetarëve të ukrainës në këtë akt të pashembullt agresion"

Lufta e nisur nga Moska zyrtare sipas Presidentit Ilir Meta është në shkelje të ligjit ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm