"Gjemia juaj po mbytet" Berisha sfidon Ulsi Manjën: Hajde nesër në debat publik në Dibër. Ministri refuzon
Ish kryeministri, aktualisht deputet Sali Berisha ftoi në një debat publik ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja lidhur me Dibrën dhe Skavicën.
Por Manja nuk pranoi një debat publik dhe e thumboi se prapa projektit “Skavica” është Amerika.
Pjese nga debati sot ne Kuvend.
Sali Berisha: “Nuk ke të drejtë morale të flasësh për pastrim, në një kohë kur ai dha firmën e votën për përmbytjen e Peshkopisë. Ulsi Manja do të mbahet mend si njeriu që tentoi ti bëjë gjëmën më të madhe, atë që nuk ia bëri asnjë pushtues.
Të kërkoj të vish në debat publik me mua. Të shpjegojmë qëndrimet rreth Skavicës. Merrni dhe shkresat. Po kam thënë dhe them Skavica variant i vogël të ndërtohet. Varianti që nuk përmbyt asnjë shtëpi ndërsa ju e coni përmbytjen në Dibër të madhe. Çdo gjë mund të quhesh por dibranë jo.
Ulsi Manja: As Maqellara, as Skavica as Kalaja e Dodës nuk kanë probleme. Dibranët të njohin ty e mua. Unë në Dibër vete çdo ditë e çdo javë se ai është vendi im. Skavica ka qenë ëndrra jote në sirtar. Ti ndoshta xhelozohesh por Skavica është projekt me mbështetjen e shtetit amerikan. Unë e di që kur bashkohet Amerika prapa ke problem. Unë në debat me ty prë Skavicën nuk vij. Jam përditë atje duke u shpjeguar edhe të ardhmen e Dibrës, Skavicën e rrugën e Arbrit dhe potencialet turistike që vijnë pas. Dhe ata nuk e presin prej teje por prej kësaj qeverie.
Zotëri në ta mban urdhëro nesër në Fushë Aliaj që ti ke planifikuar ta fusësh nën ujë dhe shpjegojua banorëve. Të vish në Fushë Aliaj. Hajde me këdo. Shpjegoi pse do të fusësh shtëpinë në varre. Sa I takon rrugës së Arbrit ai është projekt I Sali Berishës. Ju keni 11 vite që nuk po mbaroni dot 27 km se 32 km u përfunduan nga qeveria e mëparshme. Dalja juaj këtu për incineratorët tregon se gjemia juaj po mbytet. Jini të pashpresë. Hajde në Peshkopi ose deklaroi se heq dorë nga Skavica.
(Shenim: Gjemi- Anije; barkë e madhe me vela)