Banorët sërish në protestë para parlamentit për shtëpitë e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 11:00
Banorët e “5 Majit” Laprakës dhe “Paskuqanit” u mblodhën sërish sot paradite para Kuvendit për të protestuar për të drejtat e tyre.
“Zonja minister çoje projektin ku ka qenë mos prish 1800 shtëpia por 600 që kanë qenë në gjurmën e vjetër e kompensoi. Kaq. Nuk duam favorizim duam vetëm drejtësi. Kam dhe një mesazh për banorët e Tiranës. Nuk jua kemi marrë ne pronën, ne jua kemi blerë por pronën jua ka marrë ajo godina aty (parlamenti) këtu e 30 vite me ligje pr/ligje e shndërrime pronarës. Ne jemi blerës”