I dënuar me 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim

Një 53-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia e Fierit.

Blutë bëjnë me dije se u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë e shtetasit Gentian Guda, 53 vjeç, banues në Vlorë.

"Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim. Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian," informon policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.