2000 italianë në Ukrainë. Italia po fuqizon kontributin ushtarak në lindje të NATO
Italia me aleatët e saj në NATO po fuqizon sigurinë lindore të Aleancës së Atlantikut Verior e po forcon kontributin e saj ushtarak në vendet e aleancës më të ekspozuara nga sulmi ushtarak rus në Ukrainë.
Kryeministri italian pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbajtur paraditen e sotme ka dalë në një komunikim publik mbi situatën në Ukrainë e qëndrimin e qeverisë italiane ndaj sulmit rus.
"Ukrania është një vend europian e një komb mik që është goditur në sovranitetin e tij e në emër të qeverisë italiane i shpresh solidaritetin e plotë e të pakushtëzuar popullit ukrainas e Presidentit Zelensky", tha ai.
Kryeministri italian ka deklaruar se Ambasada italiane në Kiev është e hapur, operative e bashkëpunuese e ngushtë me autoritetet ukrainase e ambasadat e vendeve të tjera dhe për të mbrojtur 2000 shtetas italianë rezidentë në Ukrainë.
Kreu i qeverisë italiane ka deklaruar se Italia ndan të njëjtin qëndrim të aleatëve të saj e të Bashkimit Europianë, e i kërkon Presidentit Putin ndërprerjen e kësaj gjakderdhje, tëheqjen pa kushte të trupave nga kufijë e Ukrainës, të njohura ndërkombëtarisht.
Kryeministri italian ka informuar mbi axhendën e punës ndaj krizës ukrainase që nis pasditen e sotme me mbledhjen e vendeve të G7 ku do të jetë i pranishëm dhe Sekretari i përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg, më pas me mbledhjen e liderëve të Natos nesër më datë 25 shkurt e samitin e jashtëzakonshëm të Këshillir të Europës në Bruksel.
Nesër kryeministri italian do të referojë në parlamentin italian zhvillimet e fundit të këtij konflikti ushtarak.
Duke iu referuar preokupimeve të popullit italian, ai ka deklaruar se qeveria po punon për zgjidhjen e kësaj krize e se Italia ka në krah të saj aleatët Bashkimin Europian e SHBA.
Draghi ka rikonfirmuar gjithashtu se një paketë sanksionesh të rrepta ndaj Rusisë, priten të merren gjatë samitit të jashtëzakonshëm të BE.
