Parakalimi i gabuar "merr në qafë" shoferët, Range Roveri përplaset me Benzin në aksin Lezhë-Laç
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 10:11
Një përson mbeti i plagosur pas përplasjes së dy automjteve në superstraden Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi paraditen e 24 shkurtit në afersi të kryqëzimit të Rrilës, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jeten.
Në këtë aksidenti u përfshinë një automjet "Rang Rover" dhe një furgon i vogël mallrash. Nga përplasja e fortë, furgoni përfundoi në një kanal në anë të rrugës, ndërsa policia rrugore cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njërit nga automjetet e përfshira në aksidentit është bërë shkak për përplasjen e fortë.




