Shqipëria dënon sulmin rus ndaj Ukrainës

Shqipëria ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, dënon sulmin ndaj Ukrainës

"Ne Pdshqiperi dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër ndaj akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë." 

Presidenti Ilir Meta: Shqipëria krah Ukrainës

Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se vendi ynë i bashkohet NATO-s dhe aleatëve të BE-së.

"Ne bashkohemi NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas," shkruan Rama në Twitter.

“Operacioni special ushtarak” i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainën lindore është dënuar me shpejtësi nga disa vende.

Autorizimi nga Putin u bë në të njëjtën kohë kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh vonë të mërkurën për takimin e dytë urgjent këtë javë për të nxitur de-përshkallëzimin dhe kthimin në bisedimet diplomatike.