Rama pas dëshmisë në Komisonin e Hetimor: Farsë e orkestruar për të baltosur punën e bërë, kush ka sy të shikojë
Kryeministri Edi Rama, pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor, ka dalë në një deklaratë për mediat.
Në fjalën e tij tha se dëshmia ishte një maratonë që ia vlejti ndërsa shtoi se afera prej 430 milion eurosh nuk ekziston.
Komisionin hetimor që është ngritur për incineratorët, Rama e ka konsideruar si një farsë e orkestruar nga opozita për të baltosur punën që sipas kreut të qeverisë është bërë.
Edi Rama: Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t'u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ça shpjegimi të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston. Bëhet fjalë për një shumë që është deri për në vitin 2047 si angazhim për t'u paguar mbledhja përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji. Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit dhe ka dalë. U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t'u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë.
Ndër të tjera Rama tha se drejtësia po funksionon pasi çështja e incineratorëve po hetohet në mënyrë të pavarur.
Ai tha se në vendin tonë nuk ka pasur kurrë drejtësi ndërsa shtoi se kjo e fundit tashmë po funksionon, pasi pas hekurave kanë përfunduar dhe ish-ministra.
Edi Rama: Përsa i takon hetimit nga SPAK, përsa i takon dyshimeve dhe akuzës për korrupsion është një linj tjetër që ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujto që ka kryer vepra korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë që të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet. Nuk mund të jetohet në një vend të kthyer në një ferr nga reciprocitetit i akuzave. Ne jemi sot në një fazë që kemi ish-ministra që janë dënuar apo të akuzuar me arrest me burg. Kemi një hetim që është i pavarur për incineratorët. Janë shenjat e para që kërkojnë kohë. Ky vend nuk ka pasur drejtësi kurrë. Është një prapambetje shumë e thellë, për të dalë kërkon kurajo, vendosmëri, durim të madh.