Rritje e lehtë temperaturash, ja çfarë ka rezervuar moti për sot
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjelli alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë zonave malore. Ndërsa kthjellimet do të jenë më të dukshme në shtrirjen perëndimore të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Europa Qendrore do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu.
Gjithashtu Britania e Madhe do të mbetet me reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere.
Por me reshje dëbore paraqitet Gadishulli Skandinav. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

