Zhupa i sos durimin Ramës, e irriton duke i lexuar akuzën e SPAK. Kryeministri: Me bateri, fiks për Lulin. Do bësh karrierë sa ta kesh kryetar
Orët e mbrëmjes sollën edhe lodhje nervash.Kryeministrit Rama gozhda i mbeti te deputetja Ina Zhupa, i cili marrjen në pyetje të tij e nisi duke lexuar një akuzën e SPAK për incineratorët.
Në mbyllje të saj ajo e pyeti nëse ndihet përgjegjës që ka firmosur në dëm të interesit të shtetit.
Rama: Mbylle mikrofonin të flas, unë mbylle. Mos më ndërprit. Recitove akuzën e SPAK në komisionin hetimor, në shkelje të ligjit, bërë akuzë penale, influencove hetimin dhe bërë presion mbi organin e akuzës që e ndjek komisionin. Ajo është një akuzë, SPAK nuk është Vatikani dhe akuzat e SPAK nuk janë Bibla. Është një akuzë e ngritur mbi pretendime dhe konkluziokne të prokurorëve të SPAK legjitime, ka një proces, do shkojë në gjykata, do u jpet fjala palëve, në fund del në gjykim.
Deri në atë moment nuk keni asnjë të drejtë të merrni akuzat e SPAK rrugëve e ti recitoni lart e poshtë për të bërë presion. Akuzat nuk lexohen si e vërteta fundore, është një akuzë, e kam mbështetur SPAK dhe e mbështes në gjithë veprimtarinë e tij. Por kujt ja ngre gishtin, kujt i tregon me gisht a ke përgjegjësi? Kur i jep tjetrit uthull mos prit të të japë verë. Më servire uthull, tani uthullën time do ta pish, me durim, siç thotë dhe Tabaku se kishte bërë protestë Topalli më thanë, unë nuk jam zonja Tabaku, se po të ishte Tabaku si unë këtu afera do të kishte vajtur 800 milionë.Me qetësi. Është akuzë që ka rrugën e vet. Nuk është as në tagrin tuaj personalisht, as si grup, as në tagrin e dy partive tuaja të dënojnë nejrëz këtu në Shqipëri. Duhet të dilnit pak më të palagur nga historia e 430 mln eurove.
Zhupa: Po ju keni një ish-ministër në burg për këtë akuzë që ju lexova dhe unë ju pyes nëse mendoni se keni përgjegjësi. Ju mund të thoni nuk kam, ose SPAK duhet të lirojë Lefter Kokën se nuk janë këto akuza.
Rama: E humbët mundësinë të komunikoni me mua.
Zhupa vijoi me pyetjet por nga Rama nuk mori më përgjigje.
Rama: E humbët mundësinë të keni nderin që unë t'ju përgjigjem.
Por kjo situatë nuk zgjati shumë.
Zhupa: Në cilësinë si kryeministër a keni marrë ndonjë vendimmarrje pasi është arrestuar Koka dhe ka dyshime të arsyeshme se është një veprimtari krimninale, keni marrë dijeni çfarë po bëhet me koncesionin, a ka ndonjë raport që ju ka ardhur ju në lidhje me këtë?
Rama: Zonja Zhupa ju do të bëni me siguri karrierë në partinë ku jeni, sepse ju nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja.
Zhupa: Po bëj disa pyetje.
Tabaku: Nuk më duket normale ti flisni kështu një deputeteje.
Rama: Mua jo s'më duket normale, mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë, të çohet në fund dhe të bën një recitim sikur është në një botë tjetër, ngre dhe gishtin, bën akuza penale. Kjo është të kesh shkulur spinën me turpin dhe të recitosh sipas programit. Do bëni karrierë në atë parti ku keni qëndruar sepse aty sa më shumë të recitosh i shkëputur nga çdo lloj spine me turpin nën shembullin e atij kryetariot vulëhumbur aq më shumë karrierë mund të bësh. Por këtë lloj karrierë do ta bësh derisa të kesh atë kryetar, do ta kesh shumë të vështirë të bësh karrierë në këtë mënyrë sepse ëhstë e turpshme, turp.
Tabaku: Turp për mua të dëgjoj këto ofendime.
Rama: Ku ka ofendim më të madh se ti thuash tjetrit organizatë kriminale me gisht. Jeni në vete, çmenduri! U ofenduat! Ku ishe, në hënë ishe deri tani? Tu përgjigja disa herë, të thashë nuk komunikoj, e ndryshova përgjigjen kur bërë prapë një akuzë pa pikë turpi. Ku je këtu, me kë flisni ju? Është bërë bozë.
Tabaku: Teknika të mbyllë mikrofonin.
Rama: Ku ishe mo ku ishe, në hënë? Do bësh karrierë në atë parti, se nuk ke turp fare.
Tabaku: Teknika të mbyllë mikrofoni.
Rama: S'ka faj teknika fare këtu.
Zhupa: Nuk ngrita akuzë penale. As dhashë informacion të fshehtë. Lexova një njoftim publik të SPAK, thotë se janë shkelur procedurat. Ju nuk ktheni përgjigje. Është një aferë 430 milion euro. Nuk ngrita asnjë akuzë personale.
Tabaku: Teknika të mbyllë mikrofonin e zonjës Zhupa.
Zhupa: Po flasim për miliona euro.
Rama: Nuk ndalon ajo, punon me bateri.Tipike për Lulin, bateria është. Amanet mushkat thuhet nga anët tuaja andej.
Zhupa: Më vjen keq që nuk mora përgjigje, e vetmja këtu.
Rama: Ty nuk të duhet përgjigjija, e bërë detyrën.
Mbledhja u ndërpre, për një pushim të vogël për ti dhënë fund debateve përpara se të mbyllej seanca maratonë 10 orëshe.
