Tabaku: Rama sot aktroi nga fillimi deri në fund, për incineratorët e ka hedhur me vetëdije firmën
Kryetarja e komisionit hetimor të incineratorëve, Jorida Tabaku tha para mediave se kryeministri Rama e ka hedhur me vetëdije firmën për incineratorët.
Sipas saj, ai sot aktroi nga fillimi deri në fund dhe se nuk ka shqiptar që mos ta besojë se u janë dhënë tri koncesione personave në kërkim.
Tabaku: Unë besoj që Komisioni faktet i kishte të qarta. Sot doli në pah që firma e kryeministrit është hedhur me vetëdije. Ai ka pasur qëllimin që këtë kontratë të ja jepte një kompanie pa eksperiencë, ai e di që nuk kryhet procesi dhe e di që po përdoren për pastrim parash. Sot aktroi nga fillimi deri në fund. Sot nuk ka shqiptar që mos ta besojë se u janë dhënë tri koncesione personave në kërkim. Me rëndësi është që qytetarët të kuptojnë se jemi të vendosur për të shkuar përpara.

