Familjarët qajnë të afërmin e tyre, zjarrfikësit shuajnë flakët pas sulmit raketor rus në një lagje të banuar në Ukrainë

Zjarrfikësit dhe banorët në skenën e ndërtesave të dëmtuara nga sulmi raketor rus në Chuguev, Ukrainë, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin nisi mëngjesin e sotëm një operacion ushtarak në Ukrainë me shpërthime të dëgjuara thuajse në të gjithë vendin.

Familjarët qajnë mbi trupin e njeriut të tyre mes rrënojave të një sulmi rakete në një lagje banimi në qytetin lindor të Ukrainës Chuguiv sot ndërsa vendi u zgjua nga një pushtim rus.

Pamjet e AFP tregojnë ndërtesën e bombarduar dhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë flakët ndërsa banorët janë të shokuar.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi mëngjesin e sotëm një operacion ushtarak në Ukrainë me shpërthime të dëgjuara thuajse në të gjithë vendin.

Një këshilltar I presidentit tha se janë vrarë të paktën 40 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 10 civilë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës shkroi në Tëitter se vendi i tij po përballej me "një sulm në shkallë të plotë nga drejtime të shumta", por "vazhdon të mbrohet" nga pushtimi rus.