Incineratorët, Tabaku: Rama ia la përgjegjësitë të tjerëve, hoqi dorë nga korrupsioni i tij
Në një dalje për mediat pas me shumë se sa 10 orë debate me kryeministrin Rama në komisionin hetimor për incinerator, kryetarja e këtij komisioni u shpreh se Rama sot hoqi përgjegjësitë e tij nga afera e incineratorëve.
Sipas Tabakut, Rama nuk tha se si ka mundësi që tre persona që janë në kërkim akoma marrin para nga buxheti i shteti lodhur me incineratorët.
Ajo shtoi se komisioni hetimor tashmë e ka bërë të qartë se si është bërë kjo aferë dhe se si janë zhdukur paratë e shqiptarëve që Rama nuk i justifikon dot.
Tabaku: Ajo që dëshmuam për orën e fundit ishte se si dëshmitari hiqte dorë nga korrupsion dhe ia linte përgjegjësitë e tij të tjerëve. Por shqiptarët nuk arritën të dëgjojnë se si ka mundësi që 3 persona kanë marrë kaq shumë para dhe vazhdojnë e marrin edhe sot, ndërsa janë në kërkim. Unë besoj se komisioni hetimor ka bërë një nder të madh për publikun duke bërë një transparencë të madhe dhe duke vendosur me zë dhe me figurë të ministrave dhe kujtdo tjetër me atë që ka ndodhur me aferën e 3 incineratorëve. Rama sot dështoi që të thoshte se ku kanë shkuar 100 milionë euro për incineratorët.

