Tabaku: Rama mbrojti ata që janë në kërkim, dështoi të thoshte ku kanë shkuar 430 mln euro
Kryetarja e komisionit hetimor të incineratorëve, Jorida Tabaku tha para mediave se kryeministri Rama sot bëri mbrojtjen më të mirë politike për ata që janë në kërkim.
Ajo shtoi se sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 430 milionë euro duke injoruar çdo ligj dhe Kushtetutën dhe refuzoi të thoshte të vërtetën.
Tabaku: Sot Rama dëshmoi të thoshte se si një kontratë iu dha një kompani që nuk ishte kapital dhe eksperiencë, si dhe që kishte lidhje të paligjshme me së paku me dy ministra të tij. Rama injoroi me një arrogancë të plotë çdo procedurë dhe bëri mbrojtjen më të mirë politikë e publike për ata që janë në kërkim.
Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 430 milionë euro duke injoruar çdo ligj dhe Kushtetutën dhe refuzoi të thoshte të vërtetën. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri, Komisioni ka prova5t dhe dëshmitë. E ka parë që inceneratorët nuk punojnë por si mundet kryeministri i një vendi të vazhdojë të jetë krenar pasi ka 2 ministra në burg, duhej të ishte dorëhequr. SPAK do t’i çojmë dosjen e plotë me përgjegjësitë e gjithsecilit.

