Aksidenti në Rradhimë/ Dyshohet se makinat bënin gara. 21 vjeçari humbi jetën, tjetri rëndë në spital
Savjo Dhimojani, 21 vjeç humbi jetën dhe Ari Canaj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë pas aksidentit të ndodhur dje, 23 shkurt në Rradhimë. Makina që drejtonte Ari Canaj u përplas me një shtyllë betoni.
Bruimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se dëshmitë e qytetarëve që kanë parë aksidentin e ndodhur ditën e djeshme tregojnë se arsyeja e aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Në versionin e dëshmitarëve konfirmohet se automjeti i llojit Ford Focus, i drejtuar nga Ari Canaj ka qenë duke bërë gara në atë moment me një tjetër automjet të llojit BMW.
Të dy automjetet kanë qenë duke garuar në momentin e aksidentit teksa automjeti Ford ka rrëshqitur në momentin e kthesës duke dalë nga rruga.
Dyshohet se automjeti tjetër i llojit BMW është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ari Canaj kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe një ditë përpara aksidentit kishte ditëlindjen. Të dy personat në automjetin Ford kishin lidhje shoqërie që në fëmijëri me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që familja Dhimojani sot ka hapur dyert e mortit për djalin e mbetur të pajetë nga aksidenti i djeshëm.
