Kush e ka fajin nëse burri del i palarë nga shtëpia? Ja si përgjigjen qytetarët: Disa gjëra i ka ndarë Zoti

Kush e ka fajin nëse burri del i pa veshur mirë dhe i palarë nga shtëpia? Kush duhet të kujdeset?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin ditën e sotme.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

Ndiqni përgjigjet epike të tyre.

"Unë e kam lënë gruan se nuk kujdesej për mua. Të paktën të lante rrobat."

"Unë vetë kujdesem për rrobat e burrit tim dhe në mëngjes kam frikë se mos ikë te dashnorja."

"Është me karakter, nga individi. Gruaja në njëfarë mënyre pak, por e ka mashkulli vetë në dorë.

"Unë kam një vëlla që dhe fasoletat e hundëve i hedh nën krevat. Fajin e ka mami."

"Ne meshkujt ja lëmë fajin o nënës, o nuses, o motrës. Nuk është turp të lash rrobat që të dalësh i pastër për veten tënde."

"Fajin e kanë dhe një çikë femrat se ngelën pas Instagramit dhe kanë harruar familjen."

"Ka të bëjë me familjen që ka rritur mashkullin."

"Unë kam 9 vjet që s'jam larë, më janë bërë morrat të dhurojnë gjak."

"Është faji i burrit. Unë s'do ta lejoja të dilte ashtu, do ta ktheja nga dera. Po s'do të lahet pastaj është punë tjetër."

"Sa për pastërtinë mashkulli duhet ta ketë vetë që të kujdeset. Kur nuk ëhstë kujdesur e ëma që ta mësojë, çfarë mund të bëjë gruaja."

"Nuk është faji i gruas, njeriu duhet ta ketë vetë."

"Është faji i gruas, ca gjëra i ka ndarë Zoti. Burri sjell lek."

"Edhe i burrit edhe i gruas."