"Incineratorët, gazi, konflikti Rusi-Ukrainë", Gjiknuri-demokratëve: Mbani fokusin se do t'u flas si Sekretar i partisë për tërmete
Ish-ministri Gjiknuri risolli në vëmendjen publike edhe një herë shprehjen e tij të famshme: "Tërmet, tërmet".
I gjendur përballë pyetjeve për çështjeve të ndryshme nga demokratët në komisionin hetimor për incineratorët, Gjiknuri u kërkoi të mbajnë fokusin e hetimit se do ta detyrojnë tu flasë si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.
Por kryetarja e komisionit Tabaku e këshilloi të bëjë kujdes me tërmetet, duke i kujtuar dosjen e Dibrës.
Zhupa: Këtë çështje e keni bërë tërmet e incineratorët dhe në morinë e rastësive të njohjes tuaj me zotin Mertiri dhe Zoto, më lejoni të shtoj dhe disa rastësi të tjera. Rastësisht në 2015, Damian Gjiknuri dhe Zoto dalin në interceptime të kryera për një hetim financiar ndaj zotit Zoto dhe këto janë të dhëna të medias. Rastësisht ju jeni i përfshirë në atë që quhet arfera e gazit që nuk përfundoi se u futën dhe rusët për Albetrolin me Mirel Mërtirin. Rastësisht a ka fituar Zoto dhe ortakët e tij tenderin për eficencën e energjisë në konviktet e Qytetit Studenti dhe rastësisht ju a keni qenë në banesën e Mirel Mërtirit në Maltë?
Gjiknuri: E hape shumë diapazonin e çështjeve. Meqë jemi dhe në kuadër të konfliktit Rusi-Ukrainë nuk e dija si lidheshin.
Tabaku: Po dhe ju siç duket, e paskeni parandjerë këtë konfliktin dhe Klodian Zoton me Mirel Mërtirin i ke përfshirë në diapazonin e gjerë të investimeve.
Gjiknuri: Objekt i këtij hetimi nuk është kontrata e gazit, se nuk ka kontratë gazi, kam bërë një reagim publik për këtë ku vetë zonja në fjalë doli si bedel mediatik aty, i dhanë të lexojë një… Unë i dhashë një përgjigje. Nuk ka pas asnjë kontratë gazi, ka pasur një tentativë nga Albetrol për të shitur gazin që sot e kësaj dite digjet. Fatkeqësisht se mori njeri. Në gara publike hyn kushdo, nuk bën ministria tendera. Mbani fokusin se ndryshe do flas si sekretar i Përgjithshëm i partisë për tëmete dhe gjithë elementët e tjerë. Se tërmet kur fillova ta dëgjoj dhe në foltore të Sali Berishës, tha është lëvizje e fortë tektonike politike që po ndodh në Shqipëri.
Tabaku: Kujdes me tërmet se po del si te Dibra.
Gjiknuri: Nuk kam asnjë lidhje dhe as interes ekonomik me asnjë nga këto. Për arsye pune kam takuar disa herë një nga ata persona. Nuk gjetët gjë për rolin e Damian Gjiknurit. Procedurat nuk kanë shkelje, as janë kontestuar, janë gara publike. Gara është mbret i gjithçkaje, nëse ka konflikt interesi duhet ta gjykojnë organe të tjera.

