"Kishte qëllim për ta vrarë", djali djeg me acid të dashurën teksa ishte duke fjetur

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Turqi. Medet turke shkruajnë se Mehmet Yıldız plagosi rëndë të dashurën e tij Yasemin Uzunçelebi, mbi të cilën derdhi acid teksa ishte duke fjetur.

Ai doli për herë të parë para Gjykatës. Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor 2021  në orën 03:00 të mëngjesit në rrugën Katip Çelebi në Merkez Mahallesi.

Si ndodhi ngjarja

Autori i dyshuar hyri në shtëpinë e Uzuncelebit duke përdorur një çelës që i vajza kishte dhënë dhe  hodhi një lëndë të ndezshme mbi viktimën e tij teksa ajo flinte rreth orës 3 të mëngjesit. Gruaja u zgjua nga dhimbjet dhe doli jashtë duke vrapuar e duke kërkuar ndihmën e fqinjëve.

I dyshuari u ndalua dhe arrestua pas ngjarjes.

Avokatja e Yasemin Uzunçelebi  ka paraqitur në Gjykatë fotografitë e të plagosurës dhe ka thënë se ky nuk është një lëndim normal.

Sipas avokates, kur Yasemin e kuptoi që ishte në flakë po kërkonte ujë në shtëpinë e saj por i akuzuari i kishte mbyllur të gjitha valvulat e ujit me qëllim. Ishte një ngjarje e planifikuar sipas saj.

Fatkeqësisht Yasemin ka 5 muaj që ndodhet në spital ku po merr trajtim pasi është plagosur rëndë.

Sipas medieve turke Yasemin Uzunçelebi dhe Mehmet Yıldız ishin të dashur dhe se në ditën e ngjarjes, Mehmet Yıldız kishte derdhur një lëndë kimike të ndezshme dhe kaustike në pjesë të ndryshme të trupit të saj me qëllim për ta vrarë.

Dënimi me burg nga 13 deri në 20 vjet u kërkua për të pandehurin e ndaluar Mehmet Yıldız për akuzën e “vrasjes me dashje me ndjenjë monstruoze ose mundim”.