Flakë dhe tym i zi, digjen kontejnerët e mbetjeve te "21 dhjetori"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 20:23
Kontejnerët e mbetjeve në zonën e "21 dhjetorit" në kryeqytet janë përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri.
Shkaqet mbeten ende të panjohura por siç mund ta shikoni në pamje tymi i zi mbuloi zonën.
Më shqetësues është fakti se ata ndodhen në mes të një zone të banuar.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.