PD: Ahemtaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë me pronarët e incineratorëve. Provohet nga të dhënat e sistemit TIMS
Një ditë pasi folën në komisionin hetimor për incineratorët, Partia Demokratike akuzon zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish ministrin Damian Gjiknuri se nuk kanë treguar të vërtetën mbi njohjet që kanë me pronarët e incineratorëve.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së Oriola Pampuri shprehet se janë udhëtimet jashtë vendit që tregojnë të kundërtën nga sa u tha në dëshminë e tyre.
Madje nga selia e PD Pampuri zbardhi disa prej udhëtimeve.
PD inkurajon SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.
Pas përfundimit të SPAK të hetimeve për incineratorin e Elbasanit, Miriel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar
Deklaratë e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri
Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.
Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI rezulton se;
???? Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
???? Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të incineratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
???? Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.
430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka.
Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
