Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për sot
Territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash gjatë orëve të paradites, ku në zonat malore vranësirat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore në Veri.
Sipas MeteoAlb, në orët vijuese parashikohet përmirësim i motit dhe në zonat malore duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 - 5 ballë.
aRajoni dhe Evropa
Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Ballkani do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Qendra e kontinentit do të kenë vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore të shoqëruara me stuhi ere.
Po ashtu mbeten Europa Lindore dhe Skandinavia më dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shumta të dëborës.
