Bllako refuzon të përgjigjet në Komisionin Hetimor: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë përbën sekret hetimor

Pas Erion Veliajt, Ëngjëll Agaç dhe Damian Gjiknurit në Komisionin Hetimor është thirrur për të dëshmuar në lidhje me incineratorët si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Në fjalën e tij se tha se nuk mund të dëshmojë pasi do të shkelte sekretin hetimor duke qenë se deklarimet e tij në lidhje me këtë çështje i ka bërë në SPAK.

Alqi Bllako: Kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë në SPAK. Duke qenë se gjatë dëshmisë, në përfundim, jam bërë me dije se ço gjë kam deklaruar përbën sekret hetimor dhe nuk jam lejuar të marr një fotokopje të procesverbalit.

Në sajë dhe të praktikës të vendosur nga ky komision, jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar për çka di në lidhje me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar në SPAK.

Ai ka nënshkruar deklaratën përkatëse.

Alqi Bllako: Jam gati të nënshkruaj edhe deklaratën përkatëse, por do ju lutesha të bëja disa sqarime, në lidhje me disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim.