Tabaku debat me Bllakon: Jeni në konflikt interesi, deputeti: Jini etike, familja ime s’ka asnjë kusur

Alqi Bllaku ka refuzuar t’i përgjigjet Komisionit Hetimor në lidhje me çështjen e incineratorëve,. duke thënë se dëshminë e tij e ka dhënë në SPAK, dhe sipas tij deklaratat që ka bërë janë në sekret hetimor.

Megjithatë nuk kanë munguar debatet që ka pasur me kryetaren e këtij Komisioni Jorida Tabaku, e cila i ka thënë se ka materiale të bollshme se Bllako është në konflikt interesi.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Është në dëshirën e tij nëse mund të deklarojë ose jo, por këtu deklaratë nuk mund të bëjë.

Alqi Bllako: Unë e firmosa deklaratën në fjalë, përsa i përket konfliktit të interesit unë e kam bërë një shpjegim  përpara se të jepja dëshminë pranë organit të akuzës, ndaj të njëjtën dëshmi do doja ta ndaja dhe me ju në këtë Komision. Doja 3 minuta kohë.

Jorida Tabaku: Sipas dëshmive që kemi administruar në këtë Komision ne kemi material të bollshëm për të gjykuar nëse ka apo jo konflikt interesi. Këtë Komision s’do e përdorni si foltore.

Alqi Bllako: Nuk kam asnjë merak për ta përdorur si foltore. Unë jam i angazhuar në politikë dhe kur mora këtë vendim, mora parasysh edhe gjithë baltën që do binte ndaj këtij vendimi. Por familja ime nuk e ka kusur dhe të përbaltet për diçka të pavërtetë. Megjithatë është në diskrecionin tuaj, nuk ka asnjë problem, ka dhe mediume tjera për ta sqaruar këtë gjë. Duhet të jeni më etike në akuzat që bëni.