Ju flet Moska - Për Inceneratorin e Tiranës, Lefter Koka kërkoi firmën e Erion Veliajt si garanci
“Për Inceneratorin e Tiranës, Lefter Koka kërkoi firmën e Erion Veliajt si garanci” ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Lefter Koka është zyrtari më i lartë që gjendet në burg për çështjen e incineratorëve. Ai është një politikan i njohur që nuk është futur sot në politikë.
Kur Lefter Koka nënshkroi kontratën koncesionarit si ministër Mjedisi për incineratorin e Tiranës, ai e dinte se çfarë po bënte.
Nuk do t’i vinte vetes një minë me efekt të vonshëm. Para se të hidhte nënshkrimin, sigurisht që ka pasur përfitimit, dhe para kësaj ka kërkuar një garanci, që të hidhte një firmë edhe Veliaj.
Për këtë qëllim sekretari i ministrisë së Mjedisit i dërgoi një letër bashkisë së Tiranës, ku i kërkohej Veliaj një firmë për ndërtimin e incineratorit të Tiranës.
Veliaj ia ka firmosur këtë shkresë ministrisë së Mjedisit. Pra bashkia e Tiranës ka dhënë dakordësinë për këtë incinerator sipas studimit të fisibilitetit.
Avokatët e Lefter Kokës do të thonë se bashkia ka qenë dakord lidhur me studimin e fisibilitetit për incineratorin e Tiranës, se këtu është hileja.
Pak ditë para se të linte zyrën e ministrit, Lefter Koka e dinte që ka hedhur firmën Erioni dhe meqë është me Sorosin dhe mbrohet nga ambasadat.
Por Lefteri është në burg tani dhe ose ia futën keq, d.m.th të ta fus Erion Veliaj! Lefterit i mbeten dy gjëra tashmë: ose të marrë ushkurët e ta shohë veten në tavan, ose të pendohen e të thotë se ka firmosur Erion Veliaj.

