“Shpërthen” Demalia: Veliaj demagog, llaxore i lindur për të bërë vetëm llaxore. Tiranën e ktheu në bunker
Publicisti Ilir Demalia është shprehur se të gjithë politikanët pa përjashtim janë të “përlyer” në afera korruptive.
Në një intervistë për Ora News, Demalia tha se në gjendjen që është Shqipëria do të rrënohet.
Ilir Demalia: Ky sistem është i degraduar. Këto politikanë, e gjithë klasa politike është përlyer deri në fund. Kush më shumë kush më pak. Mos të na bëjnë moral. Duhet një përmbysje e madhe, një ndërgjegje e madhe e shoqërisë e cila mungon. Gjendja këtu është shumë e rëndë, gjendja kështu si pasi vazhdon Shqipëria jo vetëm do zbrazet por do të rrënohet.
Ndër të tjera ai tha se: Të durosh Erion Veliajn, që e ka bërë Tiranën si bunker kjo është e patolerueshme. Ai është një demagog, një llaxore i lindur për të bërë vetëm llaxore. Këta e kanë shtrirë rrjetin si në komunizëm.
