Policia e ndal për kontroll, i gjen armën në makinë. Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një armë.

Policia bën me dije se në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, në rrugën "Siri Kodra", është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin E. C., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.