Firmosi kontratën koncesionare të incineratorit të Tiranës pa miratim të Këshillit Bashkiak, Soko: Veliaj duhet të shoqërohej në polici

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e mbrojti dot nënshkrimin e tij për t’i hapur rrugë ngritjes së inceneratorit të Tiranës, duke shkelur ligjin dhe anashkaluar Këshillin bashkiak.

Në dokumentin e firmosur prej tij me 27 mars 2017 duket qartë se Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të Këshillit bashkiak.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin për inceneratorin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

Por Veliaj nënshkroi kontratën koncesionare në mars dhe vetëm në shtator ai mori votën e Këshillit bashkiak.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e sheh Veliajn  si një kandidat serioz për burg, pasi ai i ka dhënë vetes një kompetencë për të miratuar një koncesion 90 milionë euro, me një kohëzgjatje 30 vjeçare, pa pasur kompetencë për këtë.

"S'e kuptoj pse vazhdon akoma diskutimin ky Komisioni Hetimor?Në momentin që Erion Veliaj pranoi që ka firmosur një vendim që ka lidhje me buxhetin e Bashkisë, pa Vendimin e Këshillit Bashkiak, komisioni duhej ndërprerë dhe oficeri i policisë gjyqësore duhet të ishte futur në sallë dhe të vijonte procedurën e ndalimit të zotërisë dhe shoqërimin në rajonin më të afërt policor. Çdo fjalë pas atij pohimi është thjesht për gajret" shkroi Soko në facebook ndërsa Veliaj dëshmonte në komisionin e Tiranës.

Firmosi kontratën koncesionare të incineratorit të Tiranës