Bogdani: Veliaj u zu ngushtë e hodhi baltë, do të përgjigjet te drejtësia, edhe për Ardit Gjoklajn
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Gerti Bogdani, ish-deputet PD-së u shpreh se Veliaj është gjendur në vështirësi në komisionin hetimor të incineratorëve.
Ai iu përgjigj edhe deklaratave të Veliajt për udhëtimin e tij në Zimbabve, duke thënë se ka qenë si person privat, dhe që nuk ka lidhje me këtë çështje.
Ndërsa Bogdani shtoi se Veliaj edhe sot vazhdon e edhe sot firmos leje për qindra milionë euro në vit në Tiranë.
Bogdani: Veliaj mesa duket tani që ka dalë në pah afera e incineratorëve, ku ai ëhstë koka e kësaj afere së bashku me Ramën. Ai sot në vështirësi për t’ju përgjigjur pyetjeve gjeti mësyrë daljeje baltosjen e çdokujt. Një gjë ka rëndë, që hetimi po vazhdon dhe që Veliaj do të përgjigjet për këtë aferë korruptive.
Ai ka për të dhënë përgjigje edhe për Ardit Gjoklajn, për përgjimet e Ndragetës, për atë që po bën sot në “5 maj” duke u prishur shtëpia banorëve. Kështu që rrugën me drejtësinë Veliaj e ka shumë të gjatë. Çfarë lidhje ka udhëtimi im në Zimbabve me incineratorët, sepse kam qenë si person privat, ndërsa Veliaj vazhdon edhe sot firmos leje për qindra milionë euro në vit.

