Incineratorët/ Topollaj: Veliaj shmangi diskutimet me Këshillin bashkiak, ka pasur interesa personale
Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj teksa ka folur për aferën e incineratorëve u shpreh se Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shmangur vendimarrjen e Këshillit bashkiak dhe i ka marrë vendimet vetëm.
Në një intervistë për Ora News, Topallaj, thotë se Veliaj ka shmangur diskutimet me Këshillin pasi ka pasur interesa personale.
Fabian Topollaj: E gjithë ngjarja ka ndodhur në periudhën që Erion Veliaj nuk e ka pasur shumicën e nevojshme në Këshillin Bashkiak. Pas zgjedhjeve të 2017 LSI, që pamundësonte që Erion Veliaj të kontrollonte dy të tretat e Këshillit bashkiak kishte dalë në opozitë me PS në partinë socialiste. Dhe për këtë arsye Veliaj nuk e kontrollonte më Këshillin bashkiak. Nuk kishte më votat e nevojshme për të kaluar vendime të tilla.
Në këto kushte ai ka ndjekur një rrugë ekstra ligjore, ka shmangur vendimarrjen e Këshillit bashkiak dhe vendimin e ka marrë personalisht Kryetari i Bashkisë. Kjo është shpërdorim detyre, në rastin më të keq mund të jetë shpërdorim detyre për interesa ekonomik dhe afera ekonomike. Fakti që Veliaj ka shmangur diskutimet me Këshillin ka pasur interesa personale.

