Rama dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Incineratorët, përballja në 12:00: Mezi pres!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është thirrur sot, 23 shkurt në orën 12:00 për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Incineratoët.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri ditën e djeshme teksa ndodhej në Durrës. Ai u shpreh se mezi pret që të shkojë në Komision.

"Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkoj nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni," deklaroi dje kryeministri.

Ditën e djeshme dëshmoi kryebahkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Enegjëll Agaçi, Sekretari Organizativ i PS Damian Gjiknuri dhe deputeti Alqi Bllako.