Hoxha: Krimi i organizuar emëron drejtorët e policisë, Prençi: Janë bërë nga burgu 313

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se krimi i organizuar emëron drejtorët e policisë në vendin tonë.

Ndërkohë, ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi tha se burgu 313 gjithmonë ka emëruar drejtues policie këto vitet e fundit.

Hoxha: Si mund të rrish drejtor nga 2013-2019? 8 vite resht të gjithë kanë mbetur drejtor. Krimi i organizuar është kontroll territori, policët janë shënjestra me afërt për tu kapur. Krimi i organizuar emëron drejtorët. 

Prençi: Burgu 313 gjithmonë ka emëruar drejtues policie këto vitet e fundit. Shtëpitë e barit jo fenomen i këtij viti, kanë që në vitin 2017, nuk kanë qenë shtëpi bari, por sera bari.