Padia në Kushtetuese ndaj Kuvendit për KLP, Bushka: Kemi përzgjedhur kandidatët më të mirë
Përfaqësuesja e PS në Kuvend, Klotilda Bushka, i është përgjigjur Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në një dalje për mediat, Bushka tha se anëtarët janë zgjedhur sipas shortit dhe procedurave të parapërcaktuara duke zbatuar ligjin.
“Ligji nuk ka numër minimum të kandidatëve, në kandidaturat e përcjella dy prej kandidatëve kanë shprehur interes. Nuk kemi pasur dakordësi për zgjedhje ne kandidatit dhe për këtë arsye hidhet shorti. Shorti i tretë nëse nuk merr shumicën e cilësuar në seancën plenare, sot është hedhur shorti i tretë për plotësimin e vakancave, këshilli i lartë gjyqësor janë të njëjtë me këshillin e lartë të prokurorisë, Yllka dhe Ilir Rusi. Lista për KLGJ me dy anëtarë. Kjo i ka shërbyer një procesi , ju kujtoj të gjithëve që reforma në drejtësi është sfidë për të gjithë, duhet të kemi kujdes dhe duhet të kemi dakordësi për kandidatët më të mirë që plotësojnë kriteret ligjore. Besoj që kemi përzgjedhur kandidatët më të mirë, që plotësojnë kriteret ligjore, kemi vepruar sipas ligjit, kemi bërë një proces transparent. Duhet të bëjnë kujdes me deklaratat që bëjmë, ky kuvend zbaton ligjin”, tha Klotilda Bushka.
Partia Demokratike ka njoftuar se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë vendim pasi sipas saj anëtarët e KLP janë të përcaktuar.
"Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat! PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor", deklaroi Gazment Bardhi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarëve, 5 anëtarë jo-gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe 6 anëtarë gjyqtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.
Kuvendi zgjedh 2 anëtarë nga Avokatia, 2 nga institucionet e arsimit të lartë dhe 1 nga shoqëria civile. E njëjta gjë është edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili ka 5 anëtarë jo prokurorë dhe 6 anëtarë prokurorë.
