"Sponsori juaj është ‘non grata’", Berisha për Kim: Përdori stilin e Ramës, bën sekretaren ideologjike të PS

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale pyeste kandidatët e Grupit të Rithemelimit se çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata.

Lideri historik i PD në fjalën e tij që ka mbajtur me banorët e Shkozetit në Durrës tha se deklarata e ambasadores është stil i Edi Ramës, ndërsa shtoi se Kim  bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste.

“Deklarata sot e gurvenatores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është stili i Edi Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste”, tha Berisha.