Çekia vendos masa të reja, ja çfarë duhet të kenë me vete qytetarët që udhëtojnë drejt këtij vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 20:58
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masa të reja për hyrjet dhe daljet në Republikën Çeke.
Në njoftim thuhet se udhëtarët nga të gjitha vendet, pavarësisht shkallës së rrezikut të infeksionit Covid-19, duhet të jenë pajisur me:
Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit online, përveç fëmijëve nën moshën 12 vjeç.
Certifikatë të vlefshme vaksinimi ose Certifikatë që janë shëruar nga Covid-19.
Një test negativ PCR (i 72 orëve të fundit) ose antigjen (kryer 24 orët e fundit).
